Ligjore
Politika e privatësisë
Të përditësuara së fundmi: gusht 2026.
1. Kush jemi
DOBI, me adresë në Blv. Gjergj Fishta, Rr. Astrit Balluku, Tiranë, është kontrolluese e të dhënave personale që mblidhen përmes kësaj faqeje dhe gjatë ofrimit të shërbimeve tona.
Konfidencialiteti është thelbi i punës sonë: çdo dokument dhe e dhënë personale trajtohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.
2. Çfarë të dhënash mbledhim
Të dhëna që na jepni vullnetarisht kur na kontaktoni: emër, telefon, email dhe përmbajtja e kërkesës suaj.
Dokumente që na besoni për përkthim, legalizim apo procedura administrative — të cilat përdoren vetëm për realizimin e shërbimit të kërkuar.
3. Si i përdorim
Të dhënat përdoren vetëm për ofrimin e shërbimeve, komunikimin me ju dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë me palë të treta, përveç rasteve kur kjo është e nevojshme për realizimin e shërbimit (p.sh. noterë, institucione) ose kërkohet me ligj.
4. Ruajtja dhe të drejtat tuaja
Të dhënat ruhen vetëm për aq kohë sa nevojitet për qëllimin e mbledhjes ose sa kërkon ligji. Keni të drejtë të kërkoni akses, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja duke na shkruar në info@dobi.al.
Për ankesa mund t'i drejtoheni Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Të nisim procesin tuaj
Na kontaktoni për një konsultë — ju përgjigjemi brenda ditës së punës.
Rezervo një konsultë →