SQ EN
Rezervo Konsultë +355 69 566 6395 · tel & WhatsApp

FAQ

Pyetje të shpeshta

Përgjigjet e pyetjeve që na bëhen çdo ditë. S'e gjeni tuajën? Na shkruani — përgjigjemi brenda ditës së punës.

Po. Përkthimet tona janë të licencuara nga Ministria e Drejtësisë dhe, të shoqëruara me Apostilë ose legalizim sipas rastit, pranohen nga institucionet shtetërore, ambasadat, universitetet dhe noterët brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Varet nga vëllimi dhe gjuha. Dokumentet standarde (certifikata, diploma) zakonisht dorëzohen brenda pak ditësh pune, ndërsa për raste urgjente ofrojmë shërbim të përshpejtuar. Afatin e saktë jua konfirmojmë sapo shohim dokumentin.

Apostila është certifikimi zyrtar që i jep dokumentit vlefshmëri ndërkombëtare në shtetet palë të Konventës së Hagës (1961). Ju duhet kur dokumenti shqiptar do të përdoret jashtë vendit — për studime, punësim, martesë apo procedura ligjore. Për shtetet jashtë Konventës nevojitet legalizim i veçantë.

Nis me një konsultë ku njohim profilin dhe objektivat tuaja. Pastaj përzgjedhim universitetet, përgatisim dokumentacionin (përkthime, noterizime, Apostilë), dorëzojmë aplikimet dhe ju mbështesim deri te viza studentore dhe regjistrimi përfundimtar.

Jo — dhe kush jua garanton, mos i besoni. Vendimet merren ekskluzivisht nga ambasadat, universitetet dhe autoritetet kompetente. Ne garantojmë që aplikimi dhe dokumentacioni juaj të përgatiten saktë, plotësisht dhe në afat — gjë që rrit ndjeshëm shanset tuaja.

Të gjithë: fillestarët nisin me Startup Real Estate, agjentët me përvojë me Agent Masterclass, ndërsa drejtuesit dhe sipërmarrësit me programet e menaxhimit, franchising-ut dhe personal branding-ut. Ofrojmë edhe programe të personalizuara për kompani.

Zyra jonë ndodhet në Blv. Gjergj Fishta, Rr. Astrit Balluku, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë. Na gjeni në +355 69 566 6395 (tel & WhatsApp) ose info@dobi.al, e hënë–e premte 09:00–17:00.

Çmimi varet nga lloji i dokumentit, gjuha dhe afati. Ofrojmë tarifa të arsyeshme dhe transparencë të plotë — ofertën e merrni paraprakisht, pa kosto të fshehura dhe pa asnjë detyrim.

Të nisim procesin tuaj

Na kontaktoni për një konsultë — ju përgjigjemi brenda ditës së punës.

Rezervo një konsultë